32-vjeçari zhduket në Gjilan, policia gjen makinën e tij

Një person është raportuar i zhdukur sot në qytetin e Gjilanit, dhe kërkimi për të është duke vazhduar nga njësitë e policisë dhe ekipet e..

1 minute

Read Time

Një person është raportuar i zhdukur sot në qytetin e Gjilanit, dhe kërkimi për të është duke vazhduar nga njësitë e policisë dhe ekipet e emergjencës.

Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, bëri të ditur se gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur vetura e personit në afërsi të pendës së fshatit Livoq.

“Me datën 27.11.2025, rreth orës 10:05, kemi pranuar informacion nga familjarët se një mashkull kosovar, i lindur në vitin 1993, ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij”, tha Osmani.

Ai shtoi se njësitë policore relevante, së bashku me ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe për të gjetur personin.

Rasti është regjistruar me vendim të Prokurorit të Shtetit si “Person i zhdukur”, dhe hetimet janë në vazhdim. /Gjurmuesi/

About the Author