Policia e Kosovës ka kryer ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania, i cili ishte i kërkuar nga drejtësia kosovare për një vepër penale të rëndë.
Bëhet fjalë për B.A., i lindur në 1994, i cili kishte arritur t’i shmangej autoriteteve për një kohë, por u arrestua nga autoritetet gjermane bazuar në urdhërarrest ndërkombëtar për “Vrasje në tentativë”.
Pas ekstradimit, i dyshuari është dorëzuar njësive policore në Mitrovicë për të vijuar procedurat ligjore përkatëse. /Gjurmuesi/







