10 fakte interesante për Grenlandën që nuk i dinit

Grenlanda, ishulli gjigant i mbuluar kryesisht nga akulli në veriun ekstrem të globit, është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka shprehur interes për vendosjen e kontrollit mbi të për arsye të sigurisë kombëtare.

Megjithatë, përtej zhvillimeve politike dhe strategjike, Grenlanda mbetet një territor i mbushur me veçanti gjeografike, historike dhe kulturore që e bëjnë atë një nga vendet më intriguese në botë. Më poshtë janë dhjetë fakte interesante që hedhin dritë mbi këtë ishull unik Arktik.

1. Është ishulli më i madh në botë

Me një sipërfaqe prej rreth 2.16 milionë kilometra katrorë, Grenlanda renditet si ishulli më i madh në planet, duke përjashtuar kontinentet. Rreth 80 për qind e territorit të saj është e mbuluar nga shtresa e akullit.

2. Emri “Grenlandë” ka një… kuptim mashtrue

Edhe pse peizazhi i saj dominohet nga akulli dhe bora, emri “Grenlandë” përkthehet si “tokë e gjelbër”. Ky emërtim u dha nga eksploruesi islandez Erik i Kuq, me qëllim që ta bënte ishullin më tërheqës për kolonët e rinj.

3. Është në kontinentin e Amerikës së Veriut, por është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës

Nga pikëpamja gjeografike, Grenlanda është pjesë e Amerikës së Veriut, por historikisht dhe politikisht është e lidhur me Evropën, veçanërisht me Danimarkën. Në vitin 1979 fitoi autonomi të brendshme, e cila u zgjerua edhe më tej në vitin 2009.

4. Grenlanda ka dendësinë më të ulët të popullsisë në botë

Me rreth 56 mijë banorë, Grenlanda është një nga vendet me dendësinë më të ulët të popullsisë në botë. Pjesa më e madhe e popullsisë jeton përgjatë bregdetit jugperëndimor, ku kushtet klimatike janë relativisht më të favorshme.

5. Është shtëpia e parkut kombëtar më të madh në botë

Në territorin e saj ndodhet Parku Kombëtar i Groenlandës Verilindore, parku kombëtar më i madh dhe më verior në botë, i cili mbulon rreth 45 për qind të gjithë sipërfaqes së ishullit.

6. Ishulli krenohet me tre vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Ilulissat Icefjord (që nga viti 2004): një fjord 61 kilometra i gjatë, i ushqyer nga një prej akullnajave më të shpejta në botë, i njohur për ajsbergët e tij spektakolarë gjatë gjithë vitit.

Aasivissuit – Nipisat (që nga viti 2018): një territor tradicional gjuetie i popullsisë Inuit, i përdorur për më shumë se 4,200 vjet, që shtrihet nga akulli deri në det.

Kujataa (që nga viti 2017): ndodhet në Groenlandën jugore dhe pasqyron mbi 1,000 vjet bashkëjetesë të praktikave bujqësore norvegjeze dhe inuit, të cilat kanë formësuar peizazhin dhe kulturën lokale.

7. Nuk ka pyje në Grenlandë…

Ndryshe nga shumë vende të tjera, Grenlanda nuk ka pyje të mëdha. Një përjashtim i vogël gjendet në qytetin Nanortalik, por në pjesën më të madhe të ishullit mungon mbulesa pyjore.

8. … por mund të gjenden shumë burime natyrore

Pavarësisht klimës së ashpër, Grenlanda është e pasur me burime natyrore, përfshirë zink, plumb, hekur, qymyr, molibden, ar, platin, rubin, diamante dhe uranium.

Peshkimi, veçanërisht i fokave dhe balenave, mbetet një element kyç i ekonomisë lokale.

9. Kultura mijëravjeçare Inuit

Banorët vendas janë kryesisht pasardhës të kulturës Thule, një grup Inuit që migroi në Grenlandë rreth shekullit të 9-të pas Krishtit. Traditat e tyre vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme.

10. Efektet e ngrohjes globale në Grenlandë

Shtresa e akullit të Grenlandës po shkrihet me ritme alarmante për shkak të ngrohjes globale, duke kontribuar në rritjen e nivelit të deteve dhe duke e kthyer ishullin në një pikë kyçe të studimeve shkencore për klimën.

Të ngjashme:

Kjo është libraria ku mund të flesh mes librave
  • March 10, 2026

Pranë katedrales së famshme Notre-Dame në Paris ndodhet një nga libraritë më të njohura dhe më të veçanta në botë, Shakespeare and Company. Ky vend nuk është vetëm një hapësirë…

Vazhdo lëximin...
Meteorit bie mbi një shtëpi në Gjermani, shpoi çatinë
  • March 9, 2026

Banorët në disa rajone të Gjermanisë perëndimore u bënë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë në qiell, kur një objekt i ndritshëm kaloi me shpejtësi të madhe duke lënë pas…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës