1 Dhjetori, Dita Botërore për Luftën kundër HIV/AIDS

1 dhjetori shënohet çdo vit si Dita Botërore kundër Sidës, një ditë që synon të rikujtojë viktimat e kësaj sëmundjeje dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi..

1 minute

Read Time

1 dhjetori shënohet çdo vit si Dita Botërore kundër Sidës, një ditë që synon të rikujtojë viktimat e kësaj sëmundjeje dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi luftën kundër HIV-it. Kjo datë u caktua në vitin 1988 për të vlerësuar përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur njerëzit e prekur nga HIV dhe për të nxitur angazhimin global në parandalimin e përhapjes së virusit.

Sipas një raporti të fundit të UNAIDS, bota ka potencialin të arrijë objektivin për të eliminuar sidën si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse udhëheqësit mbrojnë të drejtat e njeriut për të gjithë ata që jetojnë me HIV ose që janë në rrezik të infektimit. Aktualisht, nga 39.9 milionë njerëz që jetojnë me HIV, rreth 9.3 milionë ende nuk kanë qasje në trajtime që mund t’u shpëtojnë jetën.

Në vitin 2023, mbi 630 mijë persona humbën jetën për shkak të sëmundjeve të lidhura me sidën, ndërsa 1.3 milion njerëz u infektuan me HIV globalisht. Në të paktën 28 vende, incidenca e infeksioneve të reja është në rritje, ndërsa çdo ditë, 570 gra dhe vajza të moshës 15 deri në 24 vjeç rezultuan të infektuara. Në të paktën 22 vende të Afrikës lindore dhe jugore, gratë dhe vajzat e këtij grupmoshe kanë tre herë më shumë gjasa të jetojnë me HIV krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre meshkuj.

Deklarata Politike e vitit 2021 për Fundin e HIV/AIDS-it angazhoi vendet që deri në vitin 2025 të sigurojnë që më pak se 10% e tyre të kenë korniza ligjore dhe politika që kufizojnë qasjen në shërbimet për HIV, duke synuar kështu eliminimin e barrierave që pengojnë trajtimin dhe mbrojtjen shëndetësore të të gjithë individëve të prekur. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports