Zyrtare: Mërgim Berisha vazhdon karrierën në Gjermani, transferohet te Kaiserslautern

Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha ka zyrtarizuar të ardhmen e tij në futbollin gjerman, duke u bërë pjesë e një skuadre të re, por pa u larguar nga Gjermania.

27-vjeçari ka përfunduar bashkëpunimin me Hoffenheim dhe karrierën do ta vazhdojë në Bundesliga 2, ku ka nënshkruar me Kaiserslauternin.

Marrëveshja mes klubeve parasheh që Hoffenheimi të mbajë një pjesë të konsiderueshme të kartonit të Berishës për një shitje të mundshme në të ardhmen, ndërkohë që sulmuesi është shprehur i kënaqur me hapin e radhës në karrierë.

“Jam shumë mirënjohës ndaj 1. FC Kaiserslautern që më dha mundësinë të provoj veten në një klub ambicioz në një mjedis shumë tërheqës”.

“Si futbollist, e njoh atmosferën në Betzenberg dhe fuqinë që mund të gjenerojë stadiumi, dhe mezi pres ta bëj. Dua ta bëj gjysmën e dytë të sezonit një sukses së bashku me ekipin dhe, mbi të gjitha, ta shpërblej besimin që menaxhmenti më ka dhënë me performancën time në fushë”, tha Mërgim Berisha pas prezantimit.

Te skuadra e re, Berisha do të mbajë fanellën me numër 20.

Të ngjashme:

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës
  • March 10, 2026

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, duke vendosur përballjet vendimtare që do të përcaktojnë finalistët. Në një ndeshje…

Vazhdo lëximin...
Sherr i madh në finalen e Campeonato Mineiro, gjyqtari jep 23 kartonë të kuq pas ndeshjes
  • March 9, 2026

Një incident i rëndë ka shënuar finalen e Campeonato Mineiro në Brazil, ku tensionet mes dy rivalëve lokalë shpërthyen në një përleshje të madhe në fushë. Situata u përshkallëzua në…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës