Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe mundësia për formimin e Qeverisë së re janë dy temat kryesore të mbrëmjes në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
– Çfarë fushate po zhvillohet në nivelin lokal?
– A po i afrohemi një cikli të ri bllokadash politike?
Të ftuar në panel janë Donika Tahirsylaj, Avni Arifi, Rrahman Paçarizi, Labinot Balaj dhe Vehbi Kajtazi.
Ndërkaq në pjesën e dytë vjen kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.
– Çfarë po e dallon fushatën e PDK-së në Mitrovicë nga kundërkandidati?
– Cilat janë tri prioritet që do t’i realizonte në 100 ditët e para si kryetar?
– Si u përgjigjet akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje?







