Shkencëtarët po rishikojnë burimin e ujit në Tokë pas analizave të një meteoriti të rrallë të gjetur në Alaska. Ky zbulim tregon se planeti ynë mund të kishte prodhuar vetë hidrogjenin e nevojshëm për formimin e ujit, pa u ndihmuar nga asteroidet.
Studiuesit e Universitetit të Oksfordit analizuan meteoritin enstatit chondrite të quajtur “LAR 12252”, i cili përbëhej ngjashëm me Tokën para 4,55 miliardë vjetësh. Analiza e matriksit – materiali që rrethon chondrulet – zbuloi hidrogjen sulfurik natyral, i cili nuk mund të ishte shkaktuar nga kontaminimi pas mbërritjes së meteoriti në Tokë.
Thomas Barrett, autori kryesor i studimit, deklaroi se kjo tregon se hidrogjeni ishte pjesë e meteoriti dhe jo i marrë nga planeti, duke ofruar prova se uji mund të ishte formuar në Tokë natyralisht. Meteoriti “LAR 12252” bën pjesë në grupin e rrallë të enstatit chondrite, të cilët përputhen ngushtë me përbërjen izotopike të Tokës së hershme dhe shihen si “fotografi” të materialit që formoi planetin.
Mendimi tradicional sugjeronte se Toka ishte e thatë dhe uji erdhi më vonë nga asteroidet e lagura. Gjetjet e reja tregojnë se përbërësit e planetit ishin të pasur me hidrogjen, duke mundësuar formimin natyral të ujit dhe duke ndryshuar mënyrën se si kuptojmë evolucionin kimik të Tokës.
Sipas studiuesve, uji nuk është thjesht një rastësi kozmike, por një pasojë e përbërjes natyrore të planetit, ndërsa teoria që uji erdhi nga goditjet e asteroideve mbetet ende e diskutueshme. Prania e hidrogjenit natyral në meteoritin “LAR 12252” sfidon perceptimin e deritanishëm në shkencën planetare.









