Një grua ka treguar për mënyrën e pazakontë të jetesës në qytetin e vogël të Whittier në Alaska, ku shumica dërrmuese e banorëve jetojnë nën të njëjtin çati.
Jamie Loan, 36 vjeçe, u shpërngul në këtë qytet së bashku me bashkëshortin e saj Kyle para shtatë vjetësh, pasi gjetën një apartament të përballueshëm buzë ujit. Në Whittier, rreth 85% e popullsisë banojnë në një ndërtesë të vetme shumëkatëshe.
Pjesa më e madhe e komunitetit jeton në Begich Towers Condominium (BTI), një objekt me 14 kate i ndërtuar fillimisht për ushtrinë amerikane në vitin 1957.
Jamie, e lindur në Florida dhe e rritur në Alaska që nga mosha katër vjeçare, tregon se dimrat në këtë zonë shpesh zbresin deri në -20 gradë Celsius. Ajo thotë se vendimi për t’u zhvendosur në Whittier erdhi falë pozitës së mirë bregdetare dhe çmimeve të ulëta të banesave.
“Ne arritëm të blinim një apartament buzë ujit me çmimin e një veture të përdorur,” ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu hedh poshtë idenë e përhapur se të gjithë banorët jetojnë në të njëjtën ndërtesë, duke sqaruar se edhe pse shumica banojnë në BTI, jo i gjithë qyteti është i përqendruar aty. /Gjurmuesi/









