Vetëm në 9 muaj, raportohen rreth 3 mijë raste dhune familjare

  • Lajme
  • November 19, 2025

Rastet e dhunës në familje po shënojnë rritje alarmante në Kosovë, me gjashtë incidente të raportuara vetëm më 17 nëntor 2025. Kjo statistikë e një dite të vetme pasqyron realitetin e rëndë që shumë familje po e përjetojnë në heshtje.

Njëra nga viktimat e këtij muaji ishte 20-vjeçarja G.C., e cila publikoi përjetimet e saj të dhunës fizike dhe psikike pas viteve të tëra abuzimi nga bashkëshorti. Historia e saj është vetëm një tregues i shkallës së problemit që vazhdon brenda mureve të shtëpive kosovare.

20 vjeçarja G.C., e cila raportoi dhunën e tmerrshme fizike e psikike që përjetoi për vite nga bashkëshorti i saj, ishte një ndër numrat e këtij muaji.

Ajo në Kiks Kosova rrëfeu për një dhunë të vazhdueshme, çnjerëzore, që iu bë vazhdimisht, që nga viti 2021 e deri në raportimin e fundit, nëntor të 2025-ës.

Gjatë vitit 2025, nga janari në tetor, u raportuan 2 mijë e 152 raste të dhunës në familje. Krejt këto të dhëna të publikuara nga Ministria e Drejtësisë treguan statistika e numra të dhunës së ushtruar brenda gjësë më të shenjët te shqiptarët – familjes.

Këto numra ishin vetëm të atyre që u raportuan në Polici.

Më së shumti raste kishte në Prishtinë (729), pasuar nga Peja me 275 dhe Prizreni me 262.

Nga mosha, numri i viktimave ishte më i larti nga 20 deri në 30 vjeç që kishte 526 raste të dhunës në familje, dhe mosha 30 deri në 40, 510 raste. 1 mijë e 555 nga numri i 2 mijë e 152 ishin gra viktima të dhunës brenda familjes apo edhe që i bie afërsisht rreth tre nga katër viktimat. 597 burra ishin viktima nga numri i përgjithshëm apo afërsisht një nga katër viktima të dhunës në familje janë burra.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2023 ishin raportuar 2,638 raste të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2024 ky numër është rritur në 2,959 raste.

Aktivistja e drejtave të grave, Adelina Tërshani, thotë që institucionet, rastet e dhunës në familje nuk po i marrin seriozisht, madje fokusin e kanë më shumë tek numrat e statistikat sesa te fenomeni.

Tërshani shton që edhe pse gratë po e dinë se çështja e tyre nuk po trajtohet me seriozitetin e merituar, një numër i theksuar janë vetëdijesuar se duhet të raportohet dhuna në familje.

Madje sipas saj, shumica rasteve të cilat kanë përfunduar me fatalitet janë ato që paraprakisht kanë raportuar dhunën ndaj tyre e që nuk janë marrë sa duhet parasysh.

Po ashtu, ajo thotë se ka shumë raste të dhunës ndaj grave që kthehet në rigjykim e nuk përfundon me dënim meritor. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës