Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prishtinë, ku një zyrtar policor ka humbur jetën, në rrethana që po trajtohen si aksident trafiku.
Sipas informatave, njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur para aksidentit.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rreth orës 06:30 policia ka pranuar informacion se në rrugën “Zagrebi” kishte ndodhur një aksident trafiku, ku ishte e përfshirë një veturë.
Sipas njoftimit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me rastin po merret Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkaqet e sakta të ngjarjes.







