Një grua ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke marrë trajtim mjekësor. Rasti është bërë i ditur në raportin e fundit 24-orësh.
Sipas informatave nga QKUK, gjendja shëndetësore e viktimës është përkeqësuar gjatë trajtimit, dhe më pas ajo ka vdekur.
Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, ka njoftuar Policia.







