Vazhdojnë kërkimet për Jurgen Karaj në lumin Mat dhe liqenin e Ulzës, FSK përdor dron

Prej 25 ditësh, forcat e sigurisë dhe familjarët po angazhohen për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit, i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit më 10 janar.

Që nga ajo ditë, kërkimet në rrjedhën e lumit Mat nuk janë ndërprerë, me dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë dhe struktura të tjera që kanë qenë çdo ditë në terren.

Që prej 29 janarit, një grup i specializuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës iu është bashkuar kërkimeve, ku mbi 11 persona çdo ditë punojnë krah forcave tona të armatosura. Edhe pse gjithë vija lumore e Matit është kontrolluar disa herë, nuk është gjetur asnjë shenjë e 30-vjeçarit.

Përveç lumit, kërkimet po vazhdojnë edhe në basenin ujor të liqenit të Ulzës. Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë përdorur edhe dronin nënujor për të kontrolluar thellësinë e liqenit, por deri më 3 shkurt nuk ka asnjë gjetje të re.

Kërkimet do të vazhdojnë ndërsa prurjet e lumit Mat kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit, gjë që rrit mundësinë për një kontroll më të efektshëm nga grupet e angazhuara në terren.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës