UEFA ka dërguar urime për Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar pasionin e vendit për futbollin dhe arritjet e tij në skenën evropiane.
Në një postim në Facebook, institucioni evropian e ka përshkruar Shqipërinë si një komb të apasionuar pas futbollit dhe ka përkujtuar organizimin e suksesshëm të Kampionatit Evropian U17 në vitin 2025. “Një komb i apasionuar pas futbollit, ju sollët një U17EURO 2025 të paharrueshëm”, thuhet në urimin e UEFA-s.
Po ashtu, UEFA ka vënë në dukje se Shqipëria po përgatitet të jetë bashkë-organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027, së bashku me Serbinë, duke shtuar se vendi “është gati të shkëlqejë sërish në skenën evropiane”. /Gjurmuesi/








