Gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë të martën, presidenti amerikan Donald Trump u pa duke e pasur të vështirë të qëndronte zgjuar. Në disa momente, ai mbylli sytë dhe dukej se po luftonte me gjumin.
Takimi zgjati dy orë e 18 minuta, dhe gjatë këtij kohe, presidenti 79-vjeçar herë pas here dukej se përpiqej të mbante sytë hapur ndërsa zyrtarët e kabinetit përshkruanin aktivitetet e tyre.
Kur u pyet nëse presidenti kishte rënë në gjumë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, sqaroi se Trump po “dëgjonte me vëmendje dhe po drejtonte takimin.” Ajo përmendi gjithashtu një segment pyetje-përgjigje në fund të takimit, gjatë të cilit presidenti mbajti një fjalim të gjatë kundër emigrantëve somalezë.
Trump shfaqet shpesh para mediave dhe u përgjigjet pyetjeve më shpesh sesa paraardhësi i tij, Joe Biden, duke treguar aktivizmin e tij të lartë publik megjithë moshën. /Gjurmuesi/









