Një rast i rëndë është regjistruar të mërkurën në Prizren, ku një person është gjetur i vdekur brenda banesës së tij. Autoritetet janë njoftuar për rastin dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat që çuan në këtë ngjarje.
“Prizren 04.02.2026 – 11:35. Raportohet se në banesën e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dorëzuar familjarëve, ndërsa institucionet përkatëse do të vazhdojnë procedurat sipas kompetencave ligjore.







