Një ngjarje tragjike ka tronditur një lagje nën Tiranë, ku një burrë 34-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në rrugën “Bedri Karapici”.
Autoritetet policore bëjnë të ditur se viktima, identifikuar si I. S., dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur një mjet prerës.
Forcat e rendit po kryejnë hetime të detajuara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur motivin që qëndron pas këtij veprimi tragjik. /Gjurmuesi/







