Thierry Henry ka deklaruar se Barcelona nuk është mjaftueshëm e fortë në mbrojtje për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke theksuar se me këtë nivel organizimi nuk mund të eliminojë skuadra si Arsenal apo Bayern Munich.
Pas barazimit 3-3 ndaj Club Brugge të mërkurën mbrëma, ku katalanasit u detyruan të riktheheshin tre herë në ndeshje, Barcelona ndodhet aktualisht në vendin e 11-të të tabelës së Ligës së Kampionëve, jashtë zonës që siguron kualifikimin automatik në fazën e 1/16-ve, me edhe katër ndeshje të mbetura.
Trajneri Hansi Flick, pas ndeshjes në Belgjikë, insistoi se skuadra e tij nuk do të ndryshojë mënyrën e mbrojtjes.








