Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në qytetin e Vushtrrisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në incident, e cila tashmë po trajtohet si provë materiale në hetim.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit është ngritur rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të prokurorit të rastit, personit të ndaluar i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme ligjore. /Gjurmuesi/







