Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve po arrin në momentet më vendimtare, me vetëm tre ndeshje të mbetura dhe disa renditje që po shkaktojnë surpriza.
Sipas parashikimeve të superkompjuterit të Opta-s, Arsenal kryeson listën për kualifikimin direkt në 1/8-tën, duke kaluar Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. Real Madridi ngjitet në vendin e katërt pas fitores ndaj Olympiacos, ndërsa Inter dhe Manchester City renditen respektivisht në vendet e 5-të dhe 6-të.
Chelsea dhe Borussia Dortmund plotësojnë tetëshen e ekipeve që kualifikohen direkt. Ndërkohë, Atletico Madrid, Liverpool dhe Barcelona duhet të luftojnë për vend në fazën ‘play-off’, kurse Athletic Bilbao, Benfica, Villarreal dhe Ajax duket se do të mbeten jashtë.
Futbollistët dhe tifozët e klubeve të mëdha po ndjekin me vëmendje çdo ndeshje, ndërsa gara për të siguruar vendet në 1/8-tën premton të ofrojë emocione deri në sekondat e fundit. /Gjurmuesi/








