Një incident me përfshirjen e një personi zyrtar ka ndodhur të enjten në Gjilan, ku një individ u përfshi në sulm ndaj policisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në rrugën “Nëna Terezë”. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar reagoi në mënyrë të dhunshme pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik, duke ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u lirua, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.







