Sekuestrohen 140 kilogramë eksplozivë në veri të Kosovës

Një sasi e madhe e materialit shpërthyes është zbuluar dhe konfiskuar gjatë një aksioni policor të zhvilluar dje në pjesën veriore të Kosovës, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar gjithsej 140 kilogramë eksplozivë, për të cilët dyshohet se janë të prodhuar në Serbi. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë operacion, në emisionin Info Magazine ka folur shefi i Planifikimit në Operativën e Policisë për veriun, Erduan Baliqi.

“Eksplozivi përmban tiketën që është i vitit të prodhimit në vitin 2014-të. Më tutje nuk mund të flasim më shumë rreth kësaj çështje”, deklaroi Baliqi.

Ai po ashtu vuri në pah se kohëve të fundit është shënuar rritje e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit, veçanërisht në raportimin e rasteve të dyshimta.

“Andaj edhe ne i thërrasim të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë që çdo informacion që e posedojnë për ndonjë mjet të rrezikshëm, ose armatim ose eksplozivë, të bashkëpunojnë me ne dhe ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e duhura”, deklaroi Baliqi në Info Magazine.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës