Sekreti i qëndrueshmërisë së mjaltit: Pse nuk prishet kurrë?

Që nga qytetërimet më të hershme, mjalti ka zënë një vend të veçantë në kulturë, besime dhe mjekësi. Në botën antike ai përshkruhej si nektar, ambrozi apo ushqim i hyjnive, ndërsa në shumë mite konsiderohej si dhuratë qiellore me fuqi të jashtëzakonshme shëruese.

I njohur si një nga ushqimet dhe ilaçet më të vjetra të përdorura nga njeriu, mjalti shoqëron historinë e njerëzimit prej mijëra vitesh. Edhe historia e bletëve është po aq e lashtë. Si ndër insektet më të vjetra që ekzistojnë ende sot, besohet se bletët kanë jetuar në Tokë më shumë se 110 milionë vjet para shfaqjes së njeriut. Dëshmi të përdorimit të mjaltit gjenden që në vitin 7000 para Krishtit, ku skalitje parahistorike tregojnë se njeriu e mblidhte dhe e konsumonte atë nga saçi. Ka gjasa që njerëzit e hershëm ta kenë kuptuar herët fuqinë shëruese të tij.

Edhe babai i mjekësisë moderne, mjeku grek Hipokrati, ka shkruar për vetitë shëruese të mjaltit dhe përfitimet e tij për shëndetin. Ai besonte se mjalti ishte i dobishëm për tenin dhe lëkurën, një bindje që përputhet me faktin se mjalti mund të ndihmojë në trajtimin e infeksioneve të lëkurës.

Një nga veçoritë më të jashtëzakonshme të mjaltit është se ai nuk prishet. Arkeologët kanë zbuluar kavanoza me mjaltë në varret egjiptiane, të cilat, edhe pas mijëra vitesh, rezultonin ende të konsumueshme. Kjo lidhet me përbërjen e tij kimike: përmbajtja e ulët e ujit dhe aciditeti relativisht i lartë krijojnë një pH të ulët (3,2-4,5), duke e bërë mjedisin shumë të papërshtatshëm për zhvillimin e baktereve dhe mikroorganizmave.

Para zbulimit dhe prodhimit të penicilinës, mjalti konsiderohej antibiotiku kryesor për trajtimin e plagëve dhe lëndimeve të hapura. Edhe sot, ai vazhdon të përdoret për të njëjtin qëllim, duke ruajtur reputacionin e tij si një nga mjetet më të vjetra dhe më natyrale të shërimit.

Të ngjashme:

Kjo është libraria ku mund të flesh mes librave
  • March 10, 2026

Pranë katedrales së famshme Notre-Dame në Paris ndodhet një nga libraritë më të njohura dhe më të veçanta në botë, Shakespeare and Company. Ky vend nuk është vetëm një hapësirë…

Vazhdo lëximin...
Meteorit bie mbi një shtëpi në Gjermani, shpoi çatinë
  • March 9, 2026

Banorët në disa rajone të Gjermanisë perëndimore u bënë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë në qiell, kur një objekt i ndritshëm kaloi me shpejtësi të madhe duke lënë pas…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës