Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën e sotme pasi projektbuxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk morën votat e nevojshme për miratim.
Në sallë qëndruan vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa të gjitha subjektet e tjera politike e bojkotuan seancën. Basha tha se seanca nuk mbyllet përfundimisht dhe se do të vazhdojë në momentin kur partitë opozitare të jenë të gatshme të rikthehen.
Ai u bëri thirrje grupeve parlamentare që ta lënë mënjanë bllokadën dhe të kthehen në Kuvend, duke theksuar se projektligjet në fjalë janë të rëndësishme për qytetarët dhe institucionet e vendit.
Seanca u bojkotua nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma, të cilat nuk morën pjesë në votim. /Gjurmuesi/







