Rriten çmimet e vezëve, reagojnë qytetarët

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të vezëve dhe produkteve bazë ushqimore po godet rëndë ekonominë familjare në gjithë vendin. Qytetarët thonë se kostoja e jetesës po rritet çdo ditë, ndërsa të ardhurat mbeten të njëjta, duke e bërë përballimin e shpenzimeve gjithnjë e më të vështirë.

Sipas tyre, shtrenjtimi i produkteve elementare – sidomos vezëve – po krijon presion të madh financiar në çdo shtëpi, pasi këto artikuj janë pjesë e pandashme e ushqimit të përditshëm.

Qytetarët raportojnë se çmimet janë rritur deri në 30 për qind, ndërkohë që rrogat e pensionet nuk po pësojnë asnjë ndryshim. Kjo, sipas tyre, i ka goditur më së shumti familjet me të ardhura të pakta dhe zonat rurale.

Një qytetar u shpreh se shtrenjtimi i vezëve ka prekur rëndë buxhetet familjare, duke theksuar se ato janë ushqim i përditshëm në shumicën e shtëpive shqiptare. Ai shtoi se situata po rëndohet edhe më shumë nga gjendja politike dhe ekonomike në vend.

“Po çmimet qenkan ngritur shumë lartë, unë jetoj në fshat… Ndikon tek çdo familje sepse mëngjesin gjithmonë shqiptarët e përgatitin me vezë. Jemi popull i varfër dhe kjo qeveri duhet të shkojë urgjentisht që të rinohet ky popull dhe kjo politikë”, tha ai.

Tafir Gashi theksoi se ngritja e çmimeve të ushqimeve, përfshirë vezët, është bërë barrë e rëndë për qytetarët. Sipas tij, edhe pse janë shumë të shtrenjta, njerëzit detyrohen t’i blejnë.

“Po si jo, kjo rritje ndikon shumë… Të rriten rrogat dhe pensionet, ndërsa çmimet të ulen. Duhet t’i blejmë, nuk kemi çare pa to”, tha Gashi.

Edhe Sabit Makolli tha se nuk ka pasur asnjë ulje çmimesh, përkundrazi vetëm ngritje, madje deri në 30 për qind. Ai theksoi se këtë situatë e përjetojnë më rëndë pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta.

“Jo, nuk kemi vërejtur ndryshim, vetëm rritje. Nuk ke ku të shkosh, duhet të ushqehemi. Shumë po ndikon, sidomos te pensionistët. Duhet të ulen çmimet dhe të rriten pagat e pensionet”, tha ai.

Ndërsa qytetari Avdyl Kuleta theksoi se, edhe pse rritja e çmimeve po i prek të gjithë, qytetarët nuk kanë mundësi tjetër veçse t’i përballojnë.

“Kjo ndikon, por s’kemi çfarë të bëjmë. Të formohet qeveria dhe të rriten rrogat, sepse çmimet janë rritur shumë”, u shpreh ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nënkategoria “qumësht, djathë dhe vezë” në mars 2025 ka shënuar një rritje prej 7.1 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Ndërkohë, Buletini Ekonomik raporton se një kuti me 30 vezë ka arritur në 4.20 euro, ndërsa në disa markete të Prishtinës çmimi shkon deri në 4.89 euro.

Rritje e çmimeve të vezëve është shënuar edhe në Maqedoninë e Veriut, ku një vezë tash kushton rreth 20 cent. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës