Përdorimi i ujit të ftohtë mund të ketë efekte të padëshiruara në shëndetin tonë, veçanërisht në mënyrën se si trupi përpunon ushqimin dhe ruan temperaturën e brendshme. Konsumimi i ujit shumë të ftohtë gjatë vakteve nuk është thjesht një çështje preferencash, por ka ndikime konkrete në sistemin tretës dhe metabolizmin tonë.
Kur pimë ujë të ftohtë, qarkullimi i gjakut në aparatin tretës ngadalësohet, sepse në një ambient të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen – një fenomen i njohur si vazokonstriksion. Kjo ulje e qarkullimit pengon trupin të përdorë energjinë e ushqimeve që konsumojmë për aktivitetin e përditshëm, sepse një pjesë e saj përdoret për të rregulluar temperaturën e brendshme të trupit.
Gjithashtu, uji i ftohtë redukton sasinë e mukusit që sekreton aparati tretës, gjë që dobëson sistemin imun dhe e bën më të lehtë prekje nga infeksione bakteriale apo virale në traktin gastrointestinal.
Një tjetër efekt i konsumimit të ujit të ftohtë është ngadalësimi i metabolizmit të ushqimeve, që mund të kontribuojë në shtim të peshës. Ushqimi përpunohet më ngadalë, duke penguar trupin të marrë energjinë e nevojshme në mënyrë efikase. /Gjurmuesi/









