Me afrimin e festave të fundvitit, shumë bashkatdhetarë po kthehen në Kosovë, duke shkaktuar rritje të trafikut në pikat kufitare. Kjo situatë po sjell pritje të gjata për automjetet që kalojnë kufirin.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare të Jarinjes, ku qytetarët presin deri në 45 minuta. Në Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në Bërnjak dhe Muçibabë kalimi po bëhet me pritje rreth gjysmë ore.







