Procesi i rinumërimit të votave ka avancuar ndjeshëm, pasi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllur plotësisht numërimi në 19 komuna. Aktualisht, janë përditësuar mbi 50% e vendvotimeve në të gjithë vendin.
Numërimi për pjesën tjetër të vendvotimeve po vazhdon në përputhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).







