Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila mbrëmë e përshkroi administratën e ish-presidentit Donald Trump si më prokosovaren që nga shpallja e pavarësisë.
Grenell e ka cilësuar këtë deklaratë si të pavërtetë dhe ka kritikuar tërësisht bashkëpunimin mes Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur atë një “ekip të tmerrshëm”.
Sipas tij, koalicioni Kurti–Osmani ka qenë “një katastrofë”, ndërsa presidentja po bën deklarata të tilla për të mbajtur qëndrimin e saj politik. Ai shtoi: “Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike.”






