Reçaku, plagë e hapur e Kosovës: Mohimi i krimeve serbe rrezikon paqen në rajon

Mohimi i krimeve serbe në Kosovë është kërcënim i drejtpërdrejt për të ardhmen, u tha në 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku në një tryezë shkencore të organizuar nga forumi i intelektualëve në Shtime u diskutua tema “Mohimet serbe të krimeve dhe gjenocidit, destabilizim për Ballkanin”.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Në mesin e 400 masakrave të kryera nga Serbia, ai tha se ajo e Reçakut u denoncua ndërkombëtarisht, shkruan KosovaPress.

“Masakra e Reçakut nuk është se është më e madhja apo më e përgjakshmja se ka edhe të tilla që janë kryer, siç është Izbica, siç është Meja, Rahoveci, por Reçaku e ka rolin e vet në historinë më të re të Republikës së Kosovës, te shtetit tonë sepse aty falë një burri qe është ambasadori William Walker që më 15 janar 1999 në kuadër të misionit ndërkombëtar qëlloi aty dhe denoncoi krimin makabër të Millosheviqit, ajo u bë kthesë e madhe historike dhe pastaj dhe mblodh gjithë bashkësia ndërkombëtare, ndodhi konferenca e Rambujesë, ku në fund pala serbe nuk e nënshkroi marrëveshjen dhe filluan bombardimet e NATO-s dhe për 78 ditë u bombardua shteti kriminal i asaj kohe dhe NATO-ja me makinerinë e saj nga lart dhe vajzat e djemtë më të mirë të kombit, duke luftuar me pushkë në dorë pa dyshim edhe diplomacia dhe shteti shqiptar me rolin e jashtëzakonshëm, bën që më 12 qershor 19999 të vije liria jonë dhe më vonë dhe shteti i pavarur dhe Republika që bashkërisht sot e gëzojmë… Para dy viteve me avokimin tonë pas memorialit të Jasharëve edhe memoriali i Reçakut është projekt nacional dhe shteti do të kujdeset qe këtu të investohet dhe këtu të mbrohen dhe arkivohen të gjitha detajet e krimit serb mbi popullatën civile”, tha ai.

  • Të ngjashme:

    Samsung fiton çështjen gjyqësore kundër TCL për në Gjermani për reklamimin e televizorëve “QLED”
    • March 10, 2026

    Një përplasje ligjore mes dy prodhuesve të mëdhenj të teknologjisë është zhvilluar së fundmi në Gjermani, ku Samsung Electronics ka arritur të fitojë një proces gjyqësor ndaj kompanisë TCL. Çështja…

    Vazhdo lëximin...
    Osmani në pritje të Kushtetueses për caktimin e datës së zgjedhjeve
    • March 9, 2026

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen. Kjo u bë e ditur nga…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës