Rasti i vrasjes së Jasharëve drejt epilogut gjyqësor, paralajmëron Kryeprokurori

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë drejt ndjekjes penale për disa nga krimet më të rënda të luftës. Pas aktakuzës së ngritur për masakrën e Reçakut, pritet që shumë shpejt të pasojë edhe aktakuza për krimin ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se përgatitjet për ngritjen e aktakuzës për masakrën në Prekaz janë drejt përfundimit. Ai theksoi se aktakuza do të ngrihet në një afat shumë të shkurtër për krimet e kryera ndaj familjes Jashari.

Sa i përket masakrës së Reçakut, Isufaj konfirmoi se tashmë është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë, të cilët akuzohen për vrasjen mizore të 45 civilëve shqiptarë më 15 janar 1999. Për të gjithë të akuzuarit janë lëshuar urdhërarrestime.

Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar bashkëpunim edhe nga autoritetet e Serbisë, ndonëse ishte e ditur se një përgjigje pozitive nuk do të vinte. Ai shtoi se të gjithë personat e përfshirë ndodhen në Serbi dhe për këtë arsye procedura po zhvillohet në mungesë.

Isufaj bëri të ditur se në masakrën e Reçakut ka qenë i përfshirë edhe Goran Radosavleviq, i njohur me nofkën “Guri”, i cili sipas tij ishte përgjegjësi kryesor i operacionit dhe kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në kryerjen e krimit.

Hetimet ndaj tij dhe personave të tjerë vazhdojnë, ndërsa nën hetim pritet të përfshihet edhe ish-gjyqtarja e Qarkut të Prishtinës, Danica Marinkoviq.

Kryeprokurori theksoi se procesi i ngritjes së aktakuzave është shoqëruar me shumë sfida, por dëshmitë janë të shumta. Ngjarjet e asaj kohe janë dëshmuar edhe nga ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ndërsa pritet që në procedurë të thirren edhe dëshmitarë të tjerë ndërkombëtarë.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës