Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur vaktin zyrtar për muajin e shenjtë të Ramazanit 2026, i cili vlen për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Besimtarët myslimanë do të fillojnë agjërimin të enjten, më 19 shkurt 2026.
Sipas vaktisë, në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari është në orën 17:21. Kjo bën që agjërimi i ditës së parë të zgjasë 12 orë e 32 minuta. Ndërsa, drejt fundit të muajit të shenjtë, koha e agjërimit rritet deri në 13 orë e 51 minuta.
Muaji i Ramazanit përfundon me festimin e Fitër Bajramit, i cili sivjet bie të premten, më 20 mars 2026. Namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:18.
Vaktia e Ramazanit përmban oraret e sakta të syfyrit, iftarit dhe namazeve, duke shërbyer si udhërrëfyes i rëndësishëm për besimtarët në Kosovë gjatë gjithë muajit të agjërimit.







