Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ai dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë realizuar shkëmbimin e Marrëveshjes për bashkëpunim strategjik ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas Ramës, kjo shënon mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive dhe synon të thellojë bashkëpunimin në fusha kyçe si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora, transformimi ekonomik dhe rritja e zgjuar.
Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar, i njohur si G2G, shihet si një hap i ri dhe i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, duke krijuar mundësi për koordinim më të ngushtë dhe implementim të projekteve strategjike. /Gjurmuesi/







