Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Rikthimi i mundësisë për një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel ka nxitur reagime të ndryshme nga qytetarët për dialogun Kosovë–Serbi.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të shtunën se BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë pasi autoritetet kosovare kanë ofruar lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt.

Disa qytetarë shprehen mbështetje për pjesëmarrjen e Kurtit në këtë takim. Mustafë Morina tha për KosovaPress se dialogu duhet të zhvillohet në nivel të shteteve, duke qenë se Kosova është një shtet i pavarur, dhe përfundimi i tij duhet të sigurojë stabilitet dhe investime të huaja. “Albin Kurti në këtë dialog duhet të kërkojë që me e ditë Vuçiq se kjo është punë e kryer më 17 Shkurt, kur është shpallur pavarësia e Kosovës. Kjo është punë e kryer”, theksoi Morina.

Nexhip Shulemaja shpreh skepticizëm për ndikimin e partive të tjera në dialog, duke vlerësuar përpjekjet e Kurtit dhe sfidat që ai po përballet. “Dialogun vetë janë tu e ba këta: LDK-ja, PDK-ja. Këta vetë janë tu e ba këtë rrëmujë. Kjo asht marre e Zotit çka janë tu ba këta… Nuk e dojnë se nuk janë msu ata me udhëheqë shtet njerëzit e pastër. Që janë t’pastër si loti….”, tha Shulemaja.

Kemajl Tafashiku shprehet besim te roli i kryeministrit në përfundimin e dialogut. “Nuk ma merr mendja që Kurti lëshon pe. Pasi s’ia ka dhanë dorën kurrë Vuçiqit, prapë s’ka me ia dhanë dorën. Se ai është njeri i përpikët. Kësi njeri për 100 vjet nuk ka me ardhë më. Edhe trim, edhe atdhetar, edhe i mençur”, tha ai.

Edhe Muhamet Tasheci nga Prishtina thekson rëndësinë që Kosova të përfaqësohet nga një ekip i përgatitur dhe se dialogu duhet të vazhdojë. “Po, është stërzgjatur për shumë shkaqe. Janë shumë faktorë. Mbi të gjitha bashkësia ndërkombëtare ka qenë gjithmonë e pasinqertë me ne sa i përket dialogut. Nuk po hyj në histori, po dialogu u nis mbrapsht. U nis me shantazhe, u nis me njerëz jo të duhur, njerëz jo të përgatitur. Edhe na kanë prurë ku na kanë pru. Kjo na ka kushtuar edhe na kushton edhe do të na kushtojë të ardhmen se ka shkuar gjithçka jo në favorin tonë”, u shpreh Tasheci.

Pas hapave të ndërmarra nga Kosova për komunitetin serb në Ligjin për të huajt, Kaja Kallas në një postim në X tha se “është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Të ngjashme:

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon informacion për qytetarët që kanë lënë Emiratet e Bashkuara Arabe
  • March 14, 2026

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që ndodhen ose kanë qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe, që të njoftojnë institucionin nëse janë…

Vazhdo lëximin...
Policia sekuestron cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro në Leposaviq, të dyshuarit ikën drejt Serbisë
  • March 14, 2026

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në veri të vendit, ku gjatë patrullimit ka zbuluar një sasi të konsiderueshme cigaresh të dyshuara për kontrabandë. Rasti është regjistruar në komunën…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

  • March 14, 2026
Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Kafeja me ujë mineral bëhet trend viral për energji të menjëhershme

  • March 14, 2026
Kafeja me ujë mineral bëhet trend viral për energji të menjëhershme

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon informacion për qytetarët që kanë lënë Emiratet e Bashkuara Arabe

  • March 14, 2026
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon informacion për qytetarët që kanë lënë Emiratet e Bashkuara Arabe

Samsung tregon aplikacionet që mbështesin funksionin e lidhjes satelitore

  • March 14, 2026
Samsung tregon aplikacionet që mbështesin funksionin e lidhjes satelitore

Gavi rikthehet te Barcelona pas shtatë muajsh mungesë