Qytetarët ankohen për çmimet e larta

Tregu i gjelbër në kryeqytet ishte i frekuentuar gjatë fundjavës, ku shumë qytetarë u drejtuan për të blerë produkte ushqimore. Megjithatë, përveç interesimit për blerje, shumë prej tyre shprehën pakënaqësi për çmimet e larta të produkteve, duke theksuar se ato po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u përballuar.

Shqetësimet e konsumatorëve u ngritën pikërisht në Ditën Botërore të Konsumatorit, ku sipas qytetarëve çmimet janë të paqëndrueshme dhe rëndojnë buxhetin e përditshëm familjar.

Nga ana tjetër, tregtarët i arsyetuan çmimet duke theksuar se produktet e importuara kanë kosto më të lartë, ndërsa ato vendore janë më të pakta në treg.

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, tha se niveli i informimit dhe vetëdijesimit të konsumatorëve në vend varet edhe nga përmbushja e obligimeve që kanë institucionet ndaj tyre. Ai kërkoi nga Qeveria të ketë një ministri të mbrojtjes së konsumatorit.

“Elementi kryesor socio-ekonomik është konsumi, nevoja, kërkesa, është konsumatori. Qeveria duhet të na njohë si të tillë, dhe si të tillë edhe Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit duhet ta avancojë në drejtori dhe të jemi të barabartë me Drejtorinë e Tregtisë, Drejtorinë e Industrisë dhe Drejtorinë e Inovacionit”, tha Kaçaniku.

Sipas të dhënave zyrtare, në disa muaj të vitit 2025 inflacioni vjetor në Kosovë ka qenë rreth 4–5 për qind. Në tetor 2025 çmimet e konsumit ishin mesatarisht 5.1 për qind më të larta se në tetor 2024, ndërsa në nëntor 2025 rritja mesatare ishte rreth 5.3 për qind krahasuar me një vit më parë.

Produktet që u shtrenjtuan më së shumti gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë energjia elektrike, deri rreth 15–20 për qind në disa periudha, frutat mbi 15–16 për qind, kafe, çaj dhe kakao rreth 13–17 për qind, mishi rreth 12–13 për qind si dhe qumështi, djathi dhe vezët mbi 7–10 për qind.

Ndërsa, në shkurt 2026 inflacioni vjetor arriti rreth 6 për qind, rritja mujore ishte rreth 0.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve që nga viti 2023.

Të ngjashme:

Bizneset kërkojnë funksionalizimin e Zonës Ekonomike në Prizren
  • March 15, 2026

Kërkesat për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bizneseve në Prizren po shtohen vazhdimisht. Përfaqësues të komunitetit të biznesit në këtë komunë thonë se interesimi për zgjerim…

Vazhdo lëximin...
Rreth 10 mijë zyrtarë publik të obliguar të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars
  • March 14, 2026

Procesi vjetor i deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë në Kosovë ka nisur që nga fillimi i muajit mars dhe do të zgjasë deri në fund të këtij muaji. Në…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Qytetarët ankohen për çmimet e larta

  • March 16, 2026
Qytetarët ankohen për çmimet e larta

Trupi i një burri gjendet në kosh plehrash në Angli, arrestohen tre persona

  • March 16, 2026
Trupi i një burri gjendet në kosh plehrash në Angli, arrestohen tre persona

Jeton Koca jep dorëheqje nga detyra e Prokurorit të Shtetit

  • March 16, 2026
Jeton Koca jep dorëheqje nga detyra e Prokurorit të Shtetit

Studentët e Stomatologjisë protestojnë para Agjencisë së Kosovës për Akreditim, “Universiteti në rrezik”

  • March 16, 2026
Studentët e Stomatologjisë protestojnë para Agjencisë së Kosovës për Akreditim, “Universiteti në rrezik”

Afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

  • March 16, 2026
Afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Aktorja nga Kosova Luana Bajrami fiton çmimin Oscar për film të shkurtër

  • March 16, 2026
Aktorja nga Kosova Luana Bajrami fiton çmimin Oscar për film të shkurtër