Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve zyrtare, persona ende të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e goditur atë në këmbë. I lënduari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është dërguar për trajtim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori kompetent, për të hetuar rrethanat e rastit.
“Të dyshuarit, pasi kanë kryer veprën, janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.







