Rrjeti social Facebook është përballur me vështirësi teknike, duke lënë mijëra përdorues pa qasje të plotë në platformë. Gjatë orëve të fundit janë shtuar ankesat për mosfunksionim të disa shërbimeve kryesore.
Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka pranuar mbi 11.000 raportime që lidhen me probleme në funksionimin e rrjetit social.
Sipas të dhënave, më shumë se 60% e ankesave kanë të bëjnë me faqen e internetit të Facebook-ut, ndërsa 16% e përdoruesve kanë raportuar vështirësi në procesin e logimit.
Probleme janë evidentuar edhe në Kosovë. Sipas raportimeve, vështirësitë më të theksuara paraqiten në versionin desktop të Facebook-ut, ku përdoruesit nuk mund të postojnë, ndajnë apo të shikojnë përmbajtje.








