Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të zhvillojë një takim me kryediplomatin Marco Rubio, pas udhëheqjes së këtij të fundit në bisedimet e zhvilluara gjatë fundjavës në Gjenevë mbi përditësimin e propozimit amerikan për paqen në Ukrainë.
Rubio e vlerësoi takimin si shumë të dobishëm, duke theksuar se ishte dita më produktive në një periudhë të gjatë. “Jam shumë optimist se mund të arrijmë diçka,” u shpreh ai.
Gjatë këtyre bisedimeve, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë hartuar një marrëveshje të re paqeje me 19 pika, megjithatë çështjet më të ndjeshme politikisht janë lënë për vendim nga presidentët e dy vendeve. /Gjurmuesi/







