Një incident i rrezikshëm është regjistruar në kryeqytet, ku disa automjete janë dëmtuar si pasojë e një zjarri të shkaktuar qëllimisht.
Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një person i dyshuar është vërejtur duke ndezur zjarre në zonë.
“Është raportuar se një person i panjohur i cili është vërejtur se kishte ndezur zjarre dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit dhe identifikuar personin përgjegjës. /Gjurmuesi/







