Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar një aksion të koordinuar për të adresuar tregtimin e paligjshëm të automjeteve në territorin e kryeqytetit. Ky veprim synon forcimin e rendit dhe zbatimin e rregullave ligjore në këtë sektor.
Sipas njoftimit, aksioni do të zhvillohet më 8 shkurt, duke filluar nga ora 05:00, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut.
Qëllimi kryesor i këtij operacioni është zbatimi i ligjit dhe ndërmarrja e masave ndaj personave që merren me shitjen e automjeteve pa autorizim.
Nga Komuna e Prishtinës u bëhet thirrje qytetarëve dhe afaristëve që të respektojnë rregullat në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë zhvillimit të aksionit.







