Sot në Prishtinë pritet një takim bilateral i rëndësishëm, ku Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një takim me Presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok. Detajet janë bërë të ditura përmes agjendës zyrtare të Presidencës.
Takimi do të mbahet në orën 16:00, në kabinetin presidencial.
Mediat do të lejohen të marrin pamje nga momenti i pritjes dhe nga fillimi i takimit, sipas njoftimit zyrtar. /Gjurmuesi/







