Policia zbulon armë, municion e pajisje ushtarake në Leposaviq në dy aksione, një i dyshuar ndalohet

  • Lajme
  • December 23, 2025

Policia e Kosovës ka ndërmarrë kontrolle të veçanta në Leposaviq, ku ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi në dy raste të ndara. Veprimet kanë për qëllim parandalimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe mbrojtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Në fshatin Rvatska, në një shtëpi të pabanuar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë gjuetie, një karabinë, një armë të llojit AK-47, 240 fishekë dhe një palë dylbi.

Gjatë procedurave hetimore më 22 dhjetor 2025, në objektet përcjellëse të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe një pushkë ajrore, mekanizëm për barut, një thikë ushtarake dhe një frotroll për revole.

“Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’. Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në rastin e dytë, një person me inicialet R.R (1965) është arrestuar. “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike, një bombë dore, dy tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë etj.).

Policia e Kosovës thekson se veprimet e tilla janë të përkushtuara ndaj luftës kundër posedimit të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe synojnë ruajtjen e rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës