Kushtet e vështira atmosferike që po mbizotërojnë ditëve të fundit kanë shtyrë Policinë e Kosovës të reagojë me një apel publik për siguri në komunikacion.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia ka paralajmëruar se mjegulla e dendur po rrit ndjeshëm rrezikun në trafik dhe ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë vozitjes.
“KUJDES!
MJEGULLA MUND TË JETË NJË RREZIK PËR SHOFERËT”, shkruhet në apelin e Policisë së Kosovës.







