Festat e fundvitit kanë sjellë një atmosferë të gëzueshme edhe për më të vegjlit në Prishtinë, ku Drejtoria Rajonale e Policisë ka organizuar një aktivitet simbolik për shpërndarjen e dhuratave.
Ky veprim u realizua në bashkëpunim me Këshillat Lokale për Siguri Publike, të cilëve Policia u shpreh falënderim për kontributin dhe mbështetjen e tyre. “Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka realizuar sot një aktivitet simbolik për festat e fundvitit, duke shpërndarë dhurata për fëmijët. Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Këshillave Lokale për Siguri Publike, të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre. Policia e Kosovës u uron qytetarëve festat duke ju dëshiruar vit të mbarë”, thuhet në njoftim.
Aktiviteti synon të ofrojë gëzim dhe përkujdesje për fëmijët gjatë kësaj periudhe festive dhe të forcojë lidhjen mes komunitetit dhe policisë lokale.







