Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka finalizuar një operacion duke lokalizuar dhe arrestuar dy persona që ndodheshin në arrati dhe për të cilët ishte lëshuar urdhër-arrest gjyqësor.
Personat e arrestuar janë L.K, mashkull 30-vjeç, i dënuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor” me 1 vit e 8 muaj burgim, si dhe L.M, mashkull 27-vjeç, i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” me 3 vite burgim, duke përfshirë periudhën prej 6 muajsh të kaluar në arrest shtëpiak.
“Pas arrestimit të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimit konform vendimeve gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.







