Las Vegasi ka futur disa nga Tesla Cybertruck-et e para në shërbim aktiv policor, duke u bërë pjesë e patrullave me ngjyrat zyrtare të LVMPD-së. Dhjetë automjetet elektrike u dhuruan nga miliarderi dhe investitori i njohur në teknologji, Ben Horowitz, duke lehtësuar buxhetin e taksapaguesve.
Cybertruck-et janë përpunuar nga Unplugged Performance dhe janë pajisur me drita, sirena, sistem PA dhe përforcime që i bëjnë të përshtatshme edhe për terrene të vështira. LVMPD parashikon se secili automjet mund të kursejë të paktën 47,540 dollarë brenda pesë viteve nga shpenzimet për karburant dhe mirëmbajtje.
Sheriffi Kevin McMahill thekson se këto automjete janë të fuqishme, praktike dhe rrisin sigurinë e oficerëve, ndërsa gjithashtu pritet të tërheqin kandidatë të rinj drejt shërbimit policor. /Gjurmuesi/








