Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar gjatë orëve të vona të së dielës në Ferizaj, duke përfunduar me një person të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43, kur, sipas dyshimeve fillestare, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri, duke e lënduar atë.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.







