Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur jugun e Spanjës mbrëmjen e së dielës, duke shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe dhjetëra të lënduar.
Sipas autoriteteve, 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa 75 të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitale, pasi dy trena u përplasën mes vete. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e cilësoi ngjarjen si “një natë dhimbjeje të thellë” për vendin.
Njëri nga trenat ishte një tren me shpejtësi të lartë i kompanisë Iryo, i cili po udhëtonte nga Malaga drejt Madridit. Ky tren doli nga shinat pranë zonës Adamuz dhe përfundoi në linjën e kundërt, ku u përplas me një tren tjetër që po vinte përballë, njoftoi autoriteti hekurudhor i Spanjës, Adif.
Si pasojë e përplasjes, edhe treni i dytë doli nga shinat dhe ra në një argjinaturë, kanë bërë të ditur autoritetet kompetente.
Sipas Adif, aksidenti ndodhi rreth 10 minuta pasi treni Iryo ishte nisur nga Malaga, në orën 18:40. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.







