Një situatë tensioni është shfaqur në Kuvendin e Shqipërisë të enjten, edhe para se të nisë seanca plenare.
Deputetë të opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave, duke shkaktuar përplasje me gardën e Kuvendit. Disa prej tyre kanë zënë vendin mbi foltore, duke marrë vendet e përfaqësuesve të kabinetit qeveritar.
Pamjet e momentit janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë deputetët e opozitës, duke treguar shkallën e tensionit dhe përplasjes në sallë. /Gjurmuesi/







