Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbyllur seanca gjyqësore me paraqitjen e fjalës përfundimtare të mbrojtjes së ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Pas përfundimit të kësaj pjese të procesit, trupi gjykues ka hyrë në pauzë të drekës, ndërsa seanca do të vazhdojë nga ora 13:30 me fjalën përmbyllëse të mbrojtjes për Jakup Krasniqin.
Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, kundërshtoi të gjitha pretendimet që ndërlidhen me emërimet e personave gjatë periudhës së luftës, duke i quajtur ato të pabazuara. Ai theksoi se Selimi është i pafajshëm dhe kërkoi që gjykata ta shpallë të tillë.







