Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe kanellës që duhet t’i dini

Prej vitesh është përmendur se bashkimi i mjaltit me kanellën mund të ndihmojë në trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore. Sipas hulumtimeve të disa shkencëtarëve perëndimorë, ky kombinim natyral është përdorur si mbështetje për shëndetin e organizmit në raste të ndryshme.

Më poshtë po renditen sëmundjet dhe shqetësimet që, sipas këtyre studimeve, mund të lehtësohen me përdorimin e mjaltit dhe kanellës.

Sëmundjet e zemrës

Përgatitet një përzierje nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, me të cilën lyhet buka në vend të xhelatinës apo marmelatës. Konsumimi i rregullt në mëngjes ndihmon në uljen e kolesterolit në arterie dhe zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër.

Tek personat që e kanë përjetuar më herët një atak kardiak, përdorimi i përditshëm i kësaj përzierjeje mund të ndihmojë në parandalimin e një sulmi tjetër. Gjithashtu, ajo ndihmon në normalizimin e frymëmarrjes dhe në forcimin e rrahjeve të zemrës.

Sipas të dhënave nga institucione shëndetësore në SHBA dhe Kanada, është vërejtur se mjalti dhe kanella ndihmojnë në rigjallërimin e arterieve dhe venave që kanë humbur fleksibilitetin.

Artriti reumatik

Personat që vuajnë nga artriti mund ta përdorin këtë përzierje çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje: një gotë ujë të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle. Sipas studimeve, edhe artriti kronik mund të lehtësohet me përdorim të rregullt.

Në një studim të zhvilluar në Universitetin e Kopenhagës, mjekët kanë trajtuar pacientët me një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle para mëngjesit. Brenda një jave, nga 200 pacientë, 73 nuk ndienin më dhimbje, ndërsa pas një muaji shumica e tyre rifituan aftësinë për të ecur pa dhimbje.

Infektimet

Për infeksionet, rekomandohet përzierja e dy lugëve gjelle pluhur kanelle me një lugë çaji mjaltë, e hedhur në ujë të nxehtë ose të vakët. Kjo pije, sipas studimeve, ndihmon në shkatërrimin e mikrobeve në fshikëzën e urinës.

Dhimbja e dhëmbit

Për dhimbjet e dhëmbëve, përgatitet një pastë me një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë. Pasta vendoset direkt mbi dhëmbin që dhemb dhe procedura përsëritet deri në tri herë në ditë, derisa dhimbja të qetësohet.

Kolesteroli

Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur kanelle, të përziera në rreth 450 gramë ujë çaji, i jepen personit që ka nivel të lartë të kolesterolit. Është vërejtur se kjo përzierje mund ta ulë kolesterolin në gjak për rreth 10 për qind brenda dy orësh. Me përdorim të rregullt tri herë në ditë, ndihmon në kontrollin e niveleve të kolesterolit.

Ftohjet

Personat që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo kronike këshillohen të marrin çdo ditë një lugë mjaltë të vakët me 1/4 e lugës pluhur kanelle për tre ditë rresht. Kjo ndihmon në pastrimin e sinuseve dhe në lehtësimin e simptomave të ftohjes.

Dhimbjet e barkut

Kombinimi i mjaltit me pluhur kanelle ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut dhe, sipas studimeve, ndihmon edhe në pastrimin e ulcerave që nga rrënjët.

Sistemi imunitar

Përdorimi i përditshëm i mjaltit me kanellë forcon sistemin imunitar dhe ndihmon trupin të mbrohet nga bakteret dhe viruset. Mjalti përmban vitamina dhe hekur në sasi të konsiderueshme, ndërsa konsumimi i rregullt ndihmon në forcimin e rruazave të gjakut.

Mostretja

Dy lugë çaji mjaltë të spërkatura me pluhur kanelle, të marra para ushqimit, ndihmojnë në uljen e thartirës dhe në tretjen e ushqimeve të rënda.

Ky kombinim natyral vazhdon të jetë objekt interesimi për studiuesit dhe për ata që kërkojnë mënyra alternative për të përmirësuar shëndetin. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Onkologët paralajmërojnë për ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe specialistë të papunësuar
  • March 10, 2026

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se sistemi shëndetësor po përballet me sfida serioze përballë rritjes së vazhdueshme…

Vazhdo lëximin...
Studimi i ri sfidon teorinë tradicionale për Alzheimerin
  • March 9, 2026

Për shumë vite është menduar se sëmundja e Alzheimerit fillon drejtpërdrejt në tru, por kërkimet e fundit po hedhin dyshime mbi këtë teori. Një studim i ri sugjeron se procesi…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës